14 Maj 2024

Nuk ka normalizim derisa ekzistojnë strukturat ilegale

Mitrovicë, 16 shtator - Situata e sigurisë në Mitrovicë gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektonte në situatën e përgjithshme.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike që mbahet  në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se nuk mund të thuhet se ka një situatë të qëndrueshme derisa ekzistojnë grupet ekstremiste dhe ilegale si “Mbrojtja Civile”.

“Qytetarët nuk mund të ndjehen të lirë derisa ekzistojnë grupe të tilla dhe barrikada në urën e Ibrit që pengon lirinë e lëvizjes”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi si shqetësim grupet ekstremiste në veri që janë duke bërë presion ndaj atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Si shembull konkret përmendi sulmin në shtëpinë e Oliver Ivanoviqit.

Drejtori Bala kërkoi nga strukturat e sigurisë që të marrin masa dhe të parandalojnë këto grupe ekstremiste që tentojnë të frikësojnë qytetarët që duan të marrin pjesë në zgjedhje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)