18 Maj 2024

Njëmbëdhjetë të arrestuar dhe mbi 17 kg heroinë të konfiskuara

Prishtinë, 1 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar  që nga muaji nëntor 2011, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Kështu  me dje rreth ora 21;30  me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kontrolluar katër  lokacione në rajonet e  Pejës dhe Prizrenit.

Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 17 kg substancë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve  për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser si dhe janë sekuestruar 15.287.00 euro (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) euro.

Në lokacionin e dytë në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur 150 (njëqind e pesëdhjetë) gram substancë narkotike  që dyshohet të jetë e  llojit heroinë. Pastaj është kontrolluar edhe shtëpia e tij  ku janë sekuestruar 2.400 (dymijë e katërqind) euro  dhe një pistoletë e tipit  “Cërvena Zastava” 7.65 mm dhe 50 fishekë 7.65 mm.

Në lokacionin e tretë njërit nga të dyshuarit i janë  sekuestruar 300 (treqind ) euro.

Në lokacionin e katërt  në  një fshat ne komunën e Prizrenit, gjatë bastisjes janë sekuestruar një peshore dhe dy  këllëf për presim të narkotikëve.

Shuma e përgjithshme e heroinës së konfiskuar është: 17kg e 150gr. (shtatëmbëdhjetë kilogram  e njëqind e pesëdhjetë gram).

Shuma e përgjithshme e parave te konfiskuara është: 17.985.00 (shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) euro.

Janë konfiskuar edhe dy vetura.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) persona të dyshuar:

    A  Q. lindur më    1977      m/sh/k
    V  Q. lindur më    1990      m/sh/k
    D  Q. lindur më    1990     m/sh/k
    N  Q. lindur më    1958     m /sh/k
    R  N. Lindur më   1966     m/sh/k
    S  Q. lindur më    1969     m/sh/k
    H  N. Lindur më   1983     m/shtetas turk
    Xh V. lindur më    1968    m/sh/k
    R  V. Lindur më    1966    m/sh/k
    S  Q. lindur më     1967    m/sh/k
    B  D. Lindur më    1963    m/sh/k

Personat e arrestuar me autorizim të Kryeprokurorit të prokurorisë publike të Qarkut në Prishtinë janë ndalura për 48 orë për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)