19 Maj 2024

Një tog i FSK-së udhëtoi për një trajnim të specializuar në Turqi

Prishtinë, 23 shkurt - Në  Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), sot, ishte rreshtuar një tog i FSK-së, prej 22 pjesëtarëve të Brigadës për Reagimit të Shpejsë, (BRSH) me gradën nëntoger-ushtar, të cilët udhëtuarn për një trajnim të specializuar në Turqi.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale, për përballjen me dimër të ftohtë dhe me acar. Trajnimi në poligonet ushtarake të Turqisë, “Mbijetesa në dimër të ftohtit dhe të ashpër” fillon sot, ( 23 shkurt 2014), dhe do të zgjatë deri më 08 mars 2014.

Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme të pjesëtarëve të FSK-së, në poligonet e Ushtrisë së Turqisë, po realizohen në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit bilateral në mes MFSK-FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ushtrisë së Turqisë.

Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, kishin ardhur shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, (BRSH) nënkolonel Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësuesi i Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast, koloneli Naim Haziri u shprehë se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, kanë ofruar mundësi trajnimi për FSK-në, për trajnimin “Mbijetesën në dimër të ftoht dhe të ashpër”, dhe kjo po ndodh pikërisht në repartet dhe pilogonet ushtarake të Ushtrisë së Turqisë, tha kolonel Haziri, cili pastaj i përshendeti të gjithë pjesëtarët e FSK-së, për të shprehur bindjen e tij, se gjatë këtij trajnimi  pjesëtarët e FSK-së, do arrijnë që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në, sikurse edhe  herave tjera.

Në fund, kolonel Haziri kërkoi nga ushtarët e FSK-së, që gjatë trajnimit të përfitojnë sa më shumë njohuri nga Ushtria e Republikës së Turqisë, si dhe këto njohuri t’i zbatojnë, pastaj, në përpikmëri në njësitet e tyre në FSK.

Ky trajnimsi dhe trajnimet e më hershme që janë zhvilluar në Republikën e Turqisë janë  rezultat i bashkëpunimit bilateral në  mes FSK-së dhe Ushtrisë së Republikës së Turqisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)