04 Maj 2024

Një shqiptar nga Kosova është gjetur i vetëvrarë në SHBA

Stamford, 5 mars - Një shqiptar nga Kosova, me shtetësi amerikane është gjetur sot i vetëvrarë në qytetin e Stamford të SHBA-ve.

Viktima është Kristë Velaj, 46 vjeç, ndërsa policia bënë me dije se kosovari ishte vetëvrarë me pistoletë në kokë në brendësi të makinës, buzë plazhit në Cummings.

Familja e tij, e cila po ashtu gjendet në SHBA ka  shpjeguar se trupi i pajetë i tij do të varroset në varrezat e qytetit Stammford, dhe jo në Gllogjan të Kosovës.

Hetime e deritanishme nga policia shpjegojnë se Krista ishte larguar nga familja pas një mosmarreveshje dhe se vdekja  e tij është përfundimisht vetëvrasje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)