15 Maj 2024

Një person u shpall fajtor për një rast lidhur me drogë

Prishtinë, 17 shtator - Një gjyqtar i EULEX-it si kryetar i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli fajtor një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike.

I akuzuari e ka pranuar fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit e tre muaj burgim si dhe me gjobë në vlerë prej katërqind e pesëdhjetë euro.

Qëndrimi në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej 21 maj 2008 deri më 11 qershor 2009 do të llogaritet si pjesë e dënimit me burg.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori i Ekipit Mobil të EULEX-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)