24 Mars 2023

Një ndër shprehjet më të egra të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, janë të pagjeturit

Prishtinë, 30 gusht - Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe dhe vendosën lule te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

"Ne e dënojmë për çdo ditë me veprimtarinë tonë institucionale, me qëndrimet tona shtetërore, gjenocidin e Serbisë në Kosovë. E një ndër shprehjet më të egra, më të dhimbshme, që na ka shkaktuar shumë vuajtje, humbje e ankth, të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, janë të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë, që vazhdojnë të ngelen një plagë e hapur për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë", tha Kryeministri Kurti.

Në homazhet e përbashkëta me familjarët e të zhdukurve, Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Kosovë, dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, kryeministri Kurti theksoi përgjegjësinë institucionale.

Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë, që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1617 të pagjeturve, dhe njëkohësisht me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni, që në Beograd të hapen arkivat dhe asisoj të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë, tha ai.

Përveçse duhet te hapen arkivat, kryeministri tha se në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre, të cilët i vranë, i varrosën, i zhvarrosën, i dërguan në Serbi, i varrosën atje dhe më pas u zhvarrosën nëpër ato pesë varreza masive, që mbase ka edhe më shumë se aq. 950 shqiptarë janë zhvarrosur prej varrezave masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos e Peruçacit.

Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbardhjen e së vërtetës për 1617 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet. Në mesin e këtyre 1617 të zhdukurve me dhunë, shumica dërrmuese janë shqiptarë, por ka edhe që nuk janë shqiptarë, dhe ne angazhohemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve pa dallim etnie, tha ai.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti ftoi qytetarët, të cilët dinë, kanë informacione, që ato t’i bëjnë publike, duke theksuar se përveç hapjes së arkivave në Beograd, edhe qytetarët në Serbi, dhe jo vetëm atje, duhet të ndihmojnë duke folur se çka dinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)