28 Prill 2024

Një i vrarë dhe tre të plagosur në Prishtinë

Prishtinë, 23 shtator - Një person i ri është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në afërsi të Hotel Prishtina, pasidte në kryeqytet.

Dëshmitarët okularë, kanë thënë se dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit për disa çaste, çka kanë rezultuar me vrasjen e një të riu.

Në bazë të hetimeve të para, vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm mes palëve.

Policia ka arrestuar gjithsejt 7 persona duke përfshirë pronarët e rinj të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, si të dyshuar kryesorë për vrasjen e të riut.

Viktima, banues në lagjen Kodra e Trimave, thuhet se fillimisht ka plagosur njërin nga pronarët e kësaj ndërmarrje pasditen e sotshme.

Më pas djemtë e pronarit, në afekt, kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar atë në pjesën e majtë të gjoksit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)