27 Prill 2024

Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen në një aksident në Kukës

Kukës, 1 gusht - Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku makina me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)