28 Prill 2024

Nis seanca ndaj kryetarit Ramadan Muja

Prizren, 14 gusht - Në Gjykatën Themelore në Prizren sapo ka filluar seanca e dytë gjyqësore ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe drejtorëve të tij. Gjykimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, pasi që gjyqtari, Vladimir Nikula nuk është paraqitur me kohë në sallë.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës ka kërkuar që provat matriale fillimisht të shikohen dhe në fund të komentohen. Me këtë propozim është pajtuar edhe gjyqtari i çështjes.

Kryetari Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e e tij, dje janë deklaruar të pafajshëm. Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm, shkruan Prizrenipress. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Të pafajshëm kanë deklaruar edhe drejtoret e tjerë.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)