18 Maj 2024

Nis integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në pjesën Veriore të Mitrovicës ka filluar zyrtarisht integrimi i ish- pjesëtareve të MUP-it në Policinë e Kosovës.
 
Me këtë rast janë nënshkruar kontratat e punës me 16 zyrtarë policor si dhe është nënshkruar Deklarata e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës.

Nënshkrimit të kontratës së punës i ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të MPB-së dhe verifikimit të së kaluarës së tyre nga ana e PK-së dhe EULEX-it.
 
Pas nënshkrimit të kontratave të punës, zyrtarët e rinj të Policisë së Kosovës, nga e hëna, 16 dhjetor 2013, do të fillojnë trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për tu  pajisur me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm të PK-së, parimet dhe procedurat, etj.
 
Procesi i integrimit të pjesëtarëve tjerë do të vazhdoj sipas dinamikës së paraparë, në përputhje me procedurat të rekrutimit dhe kornizën ligjore të Policisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)