02 Maj 2024

Nis gjykimi i 6 serbëve për trazirat e marsit

Prishtinë, 26 shkurt - Gjashtë serbë nga Mitrovica, të dyshuar për pjesëmarrje në trazirat e marsit të vitit 2008 në Mitrovicë, do të dalin para gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it sot në veri të Mitrovicës.
 
EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër Miodrag Raliq, Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq, Dragan Millojeviq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqit.

Të dyshuarit akuzohen për 22 vepra penale, duke përfshirë këtu marrje ilegale të gjykatës në veri të Mitrovicës, thirrje për rezistencë, pengim të personave zyrtarë, pjesëmarrje në turmën që kryen vepra penale, rrezikim të Kombeve të Bashkuara dhe të personave shoqërues etj.

Po ashtu ata ngarkohen edhe për shkatërrim të pronës së tundshme, përhapje të urrejtjes etnike, mosdurimit dhe përçarjes.

Paralajmërohet se gjykimi do të zgjasë 15 ditë, çdo javë nga tri ditë, ndërsa procesi gjyqësor pritet të përfundojë më 28 mars. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)