18 Maj 2024

Nezir Kryeziu gjykohet për vrasje dhe vrasje në tentativë

Prishtinë, 4 dhjetor - Pas gjykimit, të ndjekur penalisht nga një gjyqtar ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore, sot një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prizren dënoi të pandehurin Nezir Kryeziu, për vrasje, neni 146, dhe për vrasje në tentativë që ka pasur për pasojë lëndim të lehtë trupor, neni 146 në lidhje me nenin 20 dhe nenin 53(1) dhe (2) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, dhe e dënoi atë me njëmbëdhjetë (11) vjet burgim.

U konstatua që Nezir Kryeziu shtiu në viktimën 25 vjeçare dhe e vrau atë më 2 shkurt 2011 në Prizren dhe duke e bërë këtë i tejkaloi limitet e vetëmbrojtjes së domosdoshme.

Po ashtu u konstatua që ai shtiu në babanë e viktimës, me qëllim që ta vrasë atë, që pati për pasojë lëndime të lehta trupore.

Rastin është duke e hetuar një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)