19 Maj 2024

Newborn ndryshe

Prishtinë, 12 shkurt - Monumenti i NEwbornit, këtë vit do të merr pamje tjetër. Kreatori i Newbornit, Fisnik Ismajli, ka shkruar se pamja e re, iu dedikohet atyre që sakrifikuan për këtë ditë

\"Në kujtim të atyre që sakrifikuan për këtë ditë, për ta vazhduar traditën e ngjyrosjes së monumentit NEWBORN për çdo 17 shkurt, sivjet, për hir të flijimit të popullit tonë gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO), do të kremtohet viti jubilar i 15-të i paqes në Kosovë, me pamje të uniformave ushtarake të asaj kohe\", ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij çdo shkronjë do ti ketë larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.

Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)