02 Maj 2024

Nesër përmbyllet mbështetja e OSBE-së për Inspektoratin Policor

Prishtinë, 11 tetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme nesër do të organizohet ceremonia me rastin e përmbylljes së mbështetjes së misionit të OSBE, për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani dhe zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pas më shumë se gjashtë viteve të përkrahjes së Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), misioni i OSBE-së në Kosovë po tërhiqet nga programi për mbështetjen e IPK-së, duke konstatuar se tashmë ky institucion i mbikëqyrjes policore ka dhënë prova të mjaftueshme se është i aftë ta kryejë punën që i është besuar dhe se ka qëndrueshmëri të mjaftueshme institucionale.

Ceremonia mbahet nesër në ora 11:00, në objektin kryesor të MPB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)