27 Prill 2024

Nedelkoviq paralajmëron incidente në veri

Prishtinë, 12 shtator - I ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka thënë të martën se serbët e veriut janë të gatshëm për protesta nëse Prishtina dërgon doganierë në pikat kufitare Bernjak dhe Jarinje.

Sipas tij, jo vetëm kaq, por nëse kjo ndodh atëherë do të ketë edhe barrikada, incidente, bllokadë të rrugëve e tjera.

Ai theksoi se serbët janë përcaktuar se nuk duan doganier kosovarë në pikat kufitare dhe qëndrojnë fuqishëm prapa kësaj kërkese.

“Nëse KFOR-i dhe EULEX-i vazhdojnë me përkrahjen e tyre ndaj Hasim Thaçit, protestat dhe bllokadat do të jenë të pashmangshme. Në atë rast do të vie deri të mbyllja hermetike e veriut dhe mungesa e të gjitha artikujve që do të vështirësonte jetën e qytetarëve”, ka thënë Nedelkoviq.

Kërcënimet e Nedelkoviq vinë pak ditë, para se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, të fillojë të zbatojë planin për vënien në funksion të dy pikave doganore me Serbinë, që gjenden në veri të vendit dhe dërgimin e doganierëve të Kosovës në këto pika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)