27 Prill 2024

Në Zveçan shihen pano me mbishkrimin "Severna Armija"

Zveçan, 1 gusht - Pano me mbishkrimin "Severna Armija" (Armata e Veriut) janë vënë re këto ditë në qytetin e Zveçanit, bëjnë të ditur burime të gazetës. “Ushtari” i paraqitur në këtë pano, sipas burimit, pohohet të jetë i akuzuari kryesor për krime lufte në Bosnjë-Hercegovinë, Ratko Mladiq.

“Një fotografi e tillë e gdhendur gjendet në hyrje të qytetit të Zveçanit në një kioskë të ndërtuar me material të fortë. Panot që kanë qenë të vendosura në këtë qytet tashmë janë larguar nga persona të panjohur”, thotë burimi për gazetën "Koha Ditore".

Deri më tash askush nuk ka mundur të tregojë se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve dhe kësaj “ushtrie”.

Ndërkohë që burime të tjera nga veriu thonë se këto grafite nuk kanë asgjë të përbashkët me ndonjë ushtri, por janë pjesë e aktiviteteve të tifozëve të klubit Cërvena Zvezda, të njohur si “Delije”.

Ky grup i tifozëve thuhet se ulen gjithmonë në veri të stadiumit dhe rrjedhimisht edhe shkruajnë si “armata e veriut”, shkruan koha.

Siç transmeton Indeksonline, disa qytetarë kanë thënë se ditë më parë kanë pranuar SMS-a kërcënues nga grupet radikale serbe që veprojnë në veri.

Në SMS, thonë ata, është kërkuar nga serbët që punojnë në institucionet e Kosovës që ta lëshojnë punën, ngase në të kundërtën do të kenë pasoja për jetën dhe familjet e tyre.

Presioni, thonë burimet, është duke u bërë edhe ndaj të punësuarve në Zyrën Administrative në veri, nga grupet serbe që bëjnë rojë në barrikada.

Ata pohohet se e kanë listën e të punësuarve dhe se gjatë kalimit nga barrikadat kanë ndaluar dhe legjitimuar punëtorët e Zyrës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se policia ka marrë informacione për grafite dhe për SMS dhe se për këtë është duke i bërë hetimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)