02 Maj 2024

Në veri do të vazhdon rindërtimi i shtëpive të djegura

Mitrovicë, 23 nëntor - Përkundër kërcënimeve dhe incidenteve që janë duke krijuar strukturat paralele serbe në veri, rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë nuk do të ndërpritet.

Për shkak të tensionimit të situatës janë ndërprerë punimet në ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Ministri i Punëve të Brendshëm Bajram Rexhepi ka thënë se punimet do të vazhdojnë sot.
 
Ai ka kërkuar nga EULEX-i dhe KFOR-i të krijojnë ambient të sigurt për vazhdimin e punimeve.

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, theksoi se shtëpitë  po rindërtohen për ata që kanë jetuar dhe kanë pronat në veri dhe jo për të tjerët.

“Shumë qytetarë të veriut jetojnë nëpër strehimore kolektive në jug, andaj ne kemi për obligim t’u ndihmojmë që të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Ai tha se strukturat paralele serbe janë duke tentuar që me çdo kusht ta ndërprejnë këtë proces, duke mos kursyer mjetet.

“Të martën ka qenë një situatë e tensionuar, e cila ka mundur të eskaloj, pas sulmit të një grupi serbësh ndaj punëtorëve shqiptarë, me ç‘rast ka mbetur i lënduar nga gurët përfaqësuesi i shqiptarëve të Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli”.

Ndërsa zyrtarët e KFOR-it, kanë theksuar se nuk do të lejojnë përshkallëzim të situatës.  
                   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)