06 Maj 2024

Në veri –MUP-i serb me 62 grupe kontrabanduese

Mitrovicë, 25 maj - 62 është numri i grupeve kontrabanduese në veri të Kosovës. Atje funksionon MUP-i. Emrat e udhëheqësve dhe të pjesëtarëve të kësaj strukture janë të njohur për Qeverinë e Kosovës. Ato i tregon raporti i Zyrës së Koordinatorit për Zbatimin e Strategjisë për veriun.

Raporti, të cilin do ta publikojë në vazhdime “Koha Ditore” në mbi 60 faqe përshkruan deri në detaje jetën jashtë kornizës ligjore të Kosovës në pjesën më problematike të vendit, ku mbretërojnë strukturat paralele dhe ato shtetërore të Serbisë, grupe të rrezikshme huligane dhe ku grupet kriminale e bëjnë të vështirë jetën normale të qytetarëve.

Raporti po ashtu identifikon arsyet pse Beogradi vazhdon të mbajë veriun peng, që më së miri shpjegohet nga titulli i rezymesë përmbledhëse të raportit: “Beogradi – me një këmbë në veri dhe me derë të hapur në Bruksel”.

“E vërteta e pakontestueshme është se në veri të Kosovës veprojnë aktivisht strukturat paralele të Serbisë që kanë jo vetëm dinamikë kundërshtuese ndaj Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndaj njëra-tjetrës, në teatrin kompleks serbo-serb të veriut”, thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)