28 Prill 2024

Në një bastisje në Prizren gjenden armë ilegale

Prishtinë, 24 gusht - Gjatë natës së kaluar Njësia Speciale operative, ka bastisur një objekt hotelier në Landovicë, për të cilin ekzistonte dyshimi i bazuar se aty mund të gjenden armë ilegale dhe gjësende tjera të kundërligjshme pasi që në të njëjtin objekt, me parë ka pasur vrasje dhe plagosje.

“Gjatë bastisjes e cila ka qenë e autorizuar nga gjykata, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të mprehta (thika) dy sprejë dhe një pistoletë e llojit T T e kalibrit 7.65 mm e prodhimit jugosllav me shtatë fishekë.\"

\"Në lokal policia ka identifikuar edhe shtatë femra të reja të cilat nuk posedonin leje pune dhe me këto po merret njësia kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ndërsa pas orës gjashtë të mëngjesit janë bastisur edhe katër shtëpi në fshatin Zhur. Në këto shtëpi nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)