18 Maj 2024

Në kryeqytet arrestohen nëntë persona të dyshuar

Prishtinë 19 janar  - Në vazhdimësi të operacioneve policore të drejtorisë rajonale Prishtinë, mbrëmë është realizuar edhe një operacion i suksesshëm në lagjen Dardani dhe Ulpianë të Prishtinës i cili ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të ndryshme, prej të cilave  (9) janë mbyllur nga inspektorët përkatës.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokaleve në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;
•    pesë armë zjarri të shkurta,
•    një revole e plastikes,
•     pesë thika dhe
•    dy boksa të hekurt.

Ndaj nëntë personave të  arrestuar  është iniciuar  procedurë penale konform të gjeturave. 
Policia e Kosovës këtë aksion policor e ka ndërmarr në kuadër të operacioneve të planifikuara këto ditë me qëllim të ngritjes së sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimin e krimit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)