11 Maj 2024

Në Kosovë veprojnë mbi 20 organizata kriminale serbe

Prishtinë, 17 nëntor - Në veriun e Kosovës të banuar me serbë veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të cilat autoritetet shtetërore i dinë për struktura vandaliste e kriminale, shkruan sot Koha Ditore” në vazhdimin dytë dhe të fundit rreth pranisë së formacioneve militante politike e fetare serbe.

Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe “SNP 1398”.

Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri.

Gjashtë sosh i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)