05 Maj 2024

Në dy operacione policore arrestohen tre të dyshuar

Prishtinë, 28 shkurt - Në kuadër të angazhimeve policore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë  dje ka realizuar dy operacione të ndara, njëri në rajonin e Prishtinës dhe tjetri në rajonin e Mitrovicës.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore, Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjilan ka realizuar operacionin policor që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari.

Zyrtarët policorë fillimisht kanë ndalur veturën Golf III me targa të Republikës së Kosovës, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 13 paketime të përgatitura (dyshohet për shitje) me substancë narkotike të llojit kokainë. Pas kontrollit të veturës policia ka arrestuar të dyshuarin M. T. (1961).

Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Gjatë realizimit të kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale 32 kg e 676 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. 

Përveç kësaj zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: dy revole me nga një karikator, 35 fishekë të kalibrit 9 mm, 7 fishke të kalibrit 7.65, dy peshore për matjen e substancës narkotike, 2 telefona celularë, 475 €  dhe një veturë Golf III.

Operacioni i dytë është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë, ku zyrtarët policorë në rrugën “Wesli Clark” në Vushtrri kanë ndaluar dy të dyshuarit që janë arrestuar nga policia: F. G. i lindur me 1978, Z. M. i lindur me 1987.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 626.3 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Që të dy operacionet janë zhvilluar me autorizim të prokurorive kompetente kurse personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)