28 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokurorit kanë ngritur 57 aktakuza kundër 71 personave

Prishtinë, 4 prill - Prokuroria e Shtetit ka njoftuar opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e shtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetë e një (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)