30 Prill 2024

Ndryshohet sërish aktakuza ndaj Haradinajt

Hagë, 2 shkurt - Prokuroria e Hagës ka ndryshuar sërish aktakuzën për Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn.

Aktakuzën e e dorëzuar së fundmi më 31 janar, prokuroria e Hagës akuzon tre të pandehurit për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, ndërsa ka paraqitur për secilin prej tyre.

Në akuzat e përgjithshme thuhet se të gjitha veprimet ose mosveprimet e paraqitura në këtë aktakuzë lidhen me periudhën prej 1 marsit 1998 e deri më 30 shtator të vitit 1998.

Në aktakuzën e rishikuar thuhet se viktimat e të pandehurve nuk merrnin pjesë aktive në luftime, ndërsa të pandehurit nuk u bindën ligjeve dhe zakoneve që rregullojnë konfliktet e armatosura, përfshirë konventën e Gjenevës të vitit 1949.

Tani mbi Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn rëndojnë gjashtë pika të aktakuzës.