12 Maj 2025

Ndërrohet komanda në Brigadën për Mbështetje Operacionale

Prishtinë, 15 maj - Komandanti i deritashëm i Brigadës për Mbështetje operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Imri Ilazi, tha se brigada me njësitë e veta ka kontribuar në deminimin e sipërfaqeve të mëdha nga mjetet e pashpërthyera, në kërkim shpëtim në trajnime brenda dhe jashtë vendit si dhe në aspektin humanitar, për ta bërë më të sigurtë jetën e qytetarëve.

”Suksesi i brigadës është evidentuar edhe me 41 medalje dhe certifikata mirënjohjeje në nivel kombëtar dhe ndërkombtar”, tha Ilazi.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Kadri Kastrati, duke vlerësuar kontributin e komandantit Ilazi, tha se suksesi i kësaj brigade është treguesi më i mirë se e gjithë FSK-ja, po ecë drejt realizimit të objektivave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)