28 Prill 2024

Ndërrohet komanda në Batalionin të Manovrave Taktike të KFOR-it

Prishtinë, 22 shtator - Sot, komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Majori Erhard Bühler dorëzoi komandën e Batalionit Rezervë të Manovrave Taktike të KFOR-it (BMT) nga Nënkoloneli Nuno Moreira tek Nënkoloneli Paulo Abreu. Ceremonia u mbajt në Kampin Slim Lines në prezencë të mysafirëve të shumtë.

Komandanti i KFOR-it me këtë rast nënvizoi kontributin e rëndësishëm të BMT-së
dhënë Forcës së Kosovës.

“BMT është njësi e cila vazhdimisht ka kontribuar në garantimin e ambientit të qetë e sigurtë në Kosovë si dhe ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit në kryerjen e detyrave.

Fleksibiliteti i lartë dhe aftësia për të zbarkuar për kohë të shkurtër e bën atë një burim mjaft të çmuar për KFOR-in. Performancat dhe arritjet e kësaj njësie vlerësohen qartë nga të gjithë,” tha Gjeneralib Bühler.

Ai falenderoi Nënkolonel Moreira-n për punën e tij të dalluar dhe udhëheqjen
e kujdesshme gjatë mandatit të tij dhe i uroi mirëseardhje komandantit të ri,
Nënkolonelit Abreu.

Batalioni Rezervë i Manovrave Taktike të KFOR-it (BMT) është Batalion Portugez
karakteristikat kryesore të të cilit janë profesionalizmi i lartë, aftësia për të zbarkuar
nga ajri apo toka në mbarë Kosovën brenda një kohe të shkurtër, i trajnuar në
“Kontrollin e Turmës dhe Trazirave” dhe vetë-mbështetur për 72 orë, duke i dhënë
KOM KFOR-it një varg të gjërë të mundësive dhe fleksibilitet të zbarkimit.

BMT është gjithashtu njësi e cila bashkëpunon ngushtë me EULEX-in. Kjo pasqyron
nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe koordinimit të KFOR-it me përfaqësuesit e këtij
misioni Evropian të përforcimit të ligjit në rajon.

KFOR-i vazhdimisht synon paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës së bashku me institucionet në Kosovë dhe prezencën civile ndërkombëtare në bazë të mandateve të tyre të caktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)