12 Maj 2024

Nderohen me medalje 26 oficerë të FSK-së

Prishtinë, 6 korrik - Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës sot u mbajt një ceremoni për ndarjen e  medaljeve, për pjesëtarët e FSK-së, që kanë arritur rezultatet të shkëlqyeshme, në trajnime dhe  operacione ushtarake; të mbajtur në Krivollak të Maqedonisë, në Nijmegdan të Holandës dhe intervenimi në shpellën e Zgatarit, komuna e Prizrenit.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me këtë rast i ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së; kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së, të cilët u shpallën më të mirët gjatë pjesëmarrjes në operacionin, dyjavor, të mbajtur në poligonin ushtarak, Krivollak të Maqedonisë, pjesëtarët e njësisë së kërkim-shpëtimit, të cilët zunë vendin e parë, në Holandë, dhe pjesëtarët që intervenuan në nxjerrjen e trupi të pajetë, nga një shpellë, në komunën e Prizrenit.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati i ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, për arritje të jashtëzakonshme në trajnimet dhe operacionet ushtarake që morën pjesë. “Ju në operacionet që keni marrë pjesë jashtë Kosovës, keni treguar një përformancë të shkëlqyeshme, me çka jeni bërë shembull, dhe kjo është dëshmi, se FSK-ja është e aftë të t’i kryejë me sukses të gjitha detyrat.

Na gëzon fakti, se këto ditë, nga Gjermania u kthyen edhe 90 nënoficerë të FSK-së, të cilët treguan një përformancë të lartë, me çka është edhe një hap para në plotësimin objektivave tona. Ndarja e medaljeve është edhe një përgjegjësi shtesë, por edhe motivim më i madh për realizimin me sukses të të gjitha detyrave dhe për profesionalizimin e FSK-së, që është edhe synim i yni, për të ardhmen”, tha gjeneral Kastrati.

Në fund, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati së bashku më zv. komandantin e KFT-së, gjeneralbrigade Gëzim Hazrollin u dhanë 26 pjesëtarëve të FSK-së, medaljet, me motivacionin për arritje të jashtëzakonshme profesionale në realizimin e detyrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)