14 Maj 2024

Ndërmjetësimi në Kosovë dhe perspektivat për avancimin e tij

Prishtinë, 24 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim Kryetarin e Fondacionit për Sundim të Qëndrueshëm të Ligjit (Foundation for Sustainable Rule of Law), Victor Schachter me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në një projekt të përbashkët përmes të cilit do të avancohet dhe funksionalizohet tutje instituti i ndërmjetësimit në Kosovë.

Ministri Kuçi e njoftoi z. Schachter për të arriturat e ndërmjetësimit në Kosovë, ndërkohë që theksoi sfidat të cilat e kanë përcjellë ndërmjetësimin me rastin e institucionalizimit të tij. Më tej, Kuçi përshkroi vizionin e tij për t’a shëndrruar ndërmjetësimin në një preferencë të vërtetë të qytetarit të Kosovës në mënyrë që konfliktet në mes të paleve të mund të zgjidhen më lehtë, më lirë dhe më shpejtë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi theksoi se ky institut po përmirësohet dita ditës me investimet që po bëhen në ngritjen e kapaciteve të ndërmjetësuesve tanë dhe hapjen e qendrave të reja, gjithnjë më pranë qytetarit.

Në mes tjerash, Kuçi theksoj që ndërmjetësimi konsiderohet ndër betejat e pakta nga e cila dalin dy fitimtarë meqë palët, së bashku dhe me ndihmën e ndërmjetësuesit, arrijnë tek një marrëveshje e zbatueshme lehtësisht në praktikë.

Schachter u shpreh i kënaqur me të arriturat e ndërmjetësimit në Kosovë dhe njëhërit prezantoj rekomandimet e tij për avancimin e këtij instituti.

Scharter ka më shumë se 30 vite përvojë në fushën e ndërmjetësimit dhe u shpreh i interesuar që edhe vullnetarisht të ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë, gjë për të cilën Kuçi e falënderoi.

Të dyja palët u pajtuan që të punojnë së bashku në projektin e ri dhe të marrin për bazë këto rekomandime dhe analizën e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin tutje të këtij instituti.

Në fund të takimit, Ministri Kuçi shprehi konsideratën e lartë për Schachter lidhur me shumë projekte që ai ka realizuar në baza vullnetare në shumë vende të botës dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në fuqizimin e ndërmjetësimit në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)