19 Prill 2024

Ndalohen 7 persona të dyshuar nga aksioni në ndërmarrjen publike “Ambienti”

Pejë, 16 mars - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot në orët e mëngjesit, Policia  e Kosovës me njësitet relevante  ka zbatuar urdhër-kontrollin në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, , ku gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambienti”.

Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka  urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre  kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Prokuroria Themelore në Pejë do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet.

Vlen të theksohet se ky proces penal ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e shtetit, për çka Prokuroria Themelore e Pejës u është shumë falënderuese.


Gjithashtu i inkurajojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryerje të veprave penale të bashkëpunojnë me prokurorin e shtetit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)