06 Maj 2024

Ndahen 1.600 dhurata për policët në detyrë në natën e Vitit të Ri

Prishtinë, 30 dhjetor – Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me përkrahjen e Kompanive Buçaj dhe Beni Dona, sot në drejtorinë e Policisë së Kosovës janë ndarë 1.600 dhurata për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët në natën e Vitit Të ri do të janë në detyrë.
 
Duke iu falënderuar OEK-ut dhe Kompanive që kanë siguruar këto dhurata ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se kjo paraqet një shenje kujdesi dhe respekti ndaj pjesëtarëve të Policisë.

“ Është një kujdes i posaçëm për ata oficer te policisë te cilët do te kujdesen për rendin për sigurinë e qytetareve derisa qytetaret festojnë ndërrimin e motmoteve, qofte ne familjet e tyre, qofte neper lokale te ndryshme. Ata do te jene qe do te bëjnë përkujdesjen për sigurinë e qytetareve te Kosovës për mbarëvajtjen e festes se fund vitit” Natyrisht qe është një pune me një përgjegjësi te madhe dhe ky gjest simbolik por shume i mire i OEK-ut bashke me partneret e tyre ne këtë rast me kompanitë te cilat edhe vitin e kaluar kane filluar kompania Buçaj dhe këtë vit edhe Beni-Dona besoj se do te jete tradicionale dhe i falënderojë për kujdesin ndaj Policisë se Kosovës”, tha ministri Rexhepi.

Ai vlerësoi se kjo është edhe një respekt për punën qe bën policia e Kosovës.

“Shfrytëzoj rastin qe edhe atyre te cilët do te jene ne detyre t’ju uroj vitin e ri”, tha ministri Rexhepi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi se kjo paraqet edhe një kontribut i komunitetit te biznesit  për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Për këta njerëz te sakrificës, për këta njerëz te guximit, për këta njerëz qe ne momentin e ndërrimit te motmoteve sigurojnë paqe dhe lumturi dhe që këto gëzime ti ndajmë me familjet tona”, tha Gërxhaliu.

I pari i OEK-ut vlerësoi se Policia e Kosovës është pioniere e suksesit të Kosovës së pas luftës.

“Ky është vetëm një gjest human sepse policia e Kosovës meriton shume me tepër. Dua te besoj qe tani po i vihen themelet një bashkëpunimi tradicional  dhe këta policë qe do te jene ne detyre me rastin e ndërrimit te motmoteve nuk do te jene te harruar dhe këto dhurata te jene një simbolik qe ti ndajnë me familjet e tyre”, tha kryetari i OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)