28 Prill 2024

Nazim Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

Prishtinë, 19 korrik - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, Nazim Bllacën, i vetëshpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës – SHIK, konfirmon misioni për sundimin e ligjit, EULEX.

Mbi të rëndonin disa akuza, përfshi edhe ajo e vrasjes.

Mirëpo, me kërkesë të prokurorit, të cilën e ka marrë parasysh trupi gjykues, Bllaca është dënuar me dënimin minimal, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore.

Sipas vendimit të gjykatës, Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, që nënkupton se ai mund të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burgim.

Për shkak të trajtimit të veçantë si bashkëpunues me EULEX-in, Bllaca pritet të marrë një trajtim të veçantë edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Ky trajtim pritet të sqarohet nga EULEX-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)