19 Maj 2024

NATO sot diskuton për Kosovën

Bruksel, 3 shkurt - Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë filluar dje në Bruksel takimin e tyre dyditësh, në të cilin misioni i KFOR-it në Kosovë, do të jetë njëra ndër temat e diskutimeve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë se ky takim i parë për këtë vit i ministrave të NATO-s është po ashtu edhe në shërbim të përgatitjeve për samitin e Çikagos, i cili zhvillohet në fund të muajt maj.

Sipas burimeve të NATO-s për Kosovën është folur shkurtimisht gjatë ditës së djeshme, ndërsa diskutimet kryesore rreth Kosovës priten sot në mëngjes, ku tema e takimit të parë do të jetë misioni i KFOR-it.

Pos ministrave të vendeve të NATO-s në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga vendet jo-anëtare, të cilat kontribuojnë në misionin e KFOR-it.

Zyrtarët e NATO-s kanë pohuar se aleanca pritet të vazhdoj përkushtimin ndaj misionit në Kosovë dhe praninë ushtarake do ta përshtatë sipas situatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)