03 Maj 2024

NATO nuk mund të tolerojë dhunën në Kosovë

Bruksel, 8 dhjetor - Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në Aleancën Veriatalntike në takimin në Bruksel vlerësuan së NATO-ja duhet të tregojë një prezencë më të fuqishme në Kosovë. 

Më së shumti vëmendje në këtë takim i është kushtuar gjendjes në Kosovë dhe KFOR-it.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dënoi sërish sulmet e serbëve ndaj trupave ndërkombëtare në veri të Kosovës, ku u plagosën edhe ushtarë gjermanë dhe austriakë.

„Ne nuk mund të bëjmë kurfarë lëshimesh politike, pas këtyre sulmeve. Prandaj presim jo vetëm përfundimin e sulmeve dhe mospërsëritjen e tyre, por edhe që politikanët në rajon të bëjnë të gjithçka munden, që gjëra të tilla të mos përsëriten. Nëse sulmohen ushtarët tanë, sulmohemi edhe ne. Kjo nuk mund të tolerohet“, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Ushtarët janë sulmuar pas ngritjes së barrikadave serbe në verit të Kosovës. NATO-ja kërkon heqjen e të gjitha barrikadave. Një prej tyre është hequr, ndërsa Rasmussen përshëndeti edhe dialogun dhe marrëveshjen shqiptaro-serbe për kontrollimin e përbashkët të kufirit. Dhuna në veri ka bërë që trupat e KFOR-it nuk mund të përgjysmohen në shkurt të vitit të ardhshëm, siç ishte planifikuar. Në Kosovë duhet të mbeten të gjithë 6.000 ushtarët që janë atje.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në parim mbështet afrimin e Evropës Juglindore me strukturat perëndimore. „Ne qëndrojmë në pozicionet për integrimin euro-atlantik të të gjitha vendeve të këtij rajoni. Por të domosdoshme janë edhe reformat demokratike, të cilat duhet të bëhen realitet“, pohon ai.

Rasmussen tha se ai mund të flasë vetëm në emër të NATO-s. Por në mënyrë indirekte ai sugjeroi që Serbisë t'i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

„Besoj se nuk ka zgjidhje tjetër. Askush nuk dëshiron ardhjen e nacionalistëve në pushtet në Serbi, sepse kjo mund të ashpërsojë më shumë edhe konfliktin në Kosovë“, deklaroi Asselborn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)