28 Prill 2024

NATO: Millan Ivanoviq, krimineli që kontrollon veriun

Prishtinë, 11 gusht - Në një dokument konfidencial të forcave të NATO-s, për biografinë dhe veprimtarinë e mbi 400 personave në Kosovën veriore, kryesisht serbë, të cilin portali LajmeShqip pohon se e ka në dorë, flitet edhe për biografinë prej kapo-bande të të ashtuquajturit lider i serbëve të veriut, Millan Ivanoviq.

Ai (Ivanoviq) është karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materiale ndërtimore, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Dosja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Millan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.

Ivanoviqi, në materialin konfidencial të NATO-s, për nga posti publik quhet “kryetar i Komitetit ë Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”.

Dokumenti përshkruan edhe ngritjen politike të Millan Ivanoviqit, si një person që popullaritetin e tij në Kosovën veriore, te serbët, mundohej ta rrisë përmes intrigave ndaj Oliver Ivanoviqit, duke shprehur mospajtime të plota me veprimet dhe vendimet e atëhershme të të ashtuquajturit Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës veriore.

Dokumenti flet për strategjinë e ngritjes së Millanit përballë Oliver Ivanvoviqit edhe brenda vetë Këshillit Nacional Serb.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)