19 Maj 2024

NATO konfirmon se Kosova e ka lejen për të krijuar Forcat e Armatosura

Prishtinë, 27 shkurt - NATO ka konfirmuar se Kosova e ka lejen për të krijuar Forcat e Armatosura të Kosovës, duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

Në gjysmën e dytë të marsit do të fillojë aktiviteti diplomatik i krerëve të Kosovës me NATO-në rreth formimit të Forcave të Armatosura.

\"Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje e NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në e-mailin e zyrtarëve të NATO-s, dërguar RTK-së.

”Këto detyra janë të definuara në ligjin për FSK-në prej nga është nxjerrë edhe qëllimi i misionit të FSK-së. Asistenca e NATO-s për FSK-në është e fokusuar në ndërtim të kapaciteteve dhe trajnim. Po ashtu lehtëson zhvillimin e vazhdueshëm profesional të FSK-së”, thuhet më tej në përgjigjen e zyrtarit të Nato-s.

Këtë qëndrim e kishte shprehur ditë më parë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.

“NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-es ajo është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veq Kosova mund të merr vendim.

Çeku u shpreh i bindur se NATO do ta mbështesë zhvillimin e FSK-së. Ai theksoi se me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi Kosovë-NATO.

”Janë 4 vendet anëtare të NATO-së që nuk e përkrahin por ne kemi shumë më shumë miq se sa armiq dhe mendoj se do ta kemi mbështetjen e plotë e ndoshta edhe më të fuqishme të NATO-s në rrugën në të cilën pritet të kalojë FSK-ja”,tha ministri Çeku.

Personalisht ministri Çeku beson fuqishëm se Institucionet e vendit kanë shënuar arritje dhe se ato janë në rrugë të mirë drejt integrimit në NATO, ndonëse sipas tij vendit i mbetën ende punë për të bërë në këtë drejtim.

Pas dy javësh pritet që kabineti qeveritar të votojë ndryshimin e mandatit, për t`u dërguar më pas Kuvendit për miratim. Ndërsa në javën e dytë të marsit do të fillojnë aktivitetet diplomatike jashtë vendit, përkatësisht takimet e krerëve të Institucioneve të Kosovës me NATO për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës pritet të mbyllet në muajn prill 2014.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)