04 Maj 2024

NATO: Dhuna ndaj KFOR-it, e papranueshme

Bruksel, 1 dhjetor - Këshilli Veri Atlantik, përmes një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se Aleatët e NATO-s dhe partnerët e KFOR-it janë të shqetësuar thellësisht për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, dhe vazhdojnë ta monitorojnë situatën me kujdes.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, të cilën ne vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes. Dhuna e ushtruar ndaj KFOR-it është e papranueshme dhe ne dënojmë atë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

NATO dhe partnerët tanë të KFOR-it kanë mirëpritur deklaratën e presidentit Tadiq, e cila duhet të pasohet nga veprime konkrete.

“Ne kërkojmë nga të gjitha palët që ta mbajnë situatën nën kontroll dhe të bashkëpunojnë plotësisht me të gjithë aktorët ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet liri e lëvizjes pa ndonjë shtyrje”, vazhdon komunikata.

NATO mbështetë plotësisht Komandantin e KFOR-it, dhe KFOR-in në përgjithësi në ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe të një mjedisi të sigurtë për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara. 

“Aleatët e NATO-s dhe partnerët e KFOR-it u bëjnë thirrje Prishtinës e Beogradit të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre konstruktive në dialogun e mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian”, thuhet në fund të komunikatës për shtyp të Këshillit veri-atlantik.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)