02 Maj 2024

Natali Velija: Ryshfetin e kam dhënë me urdhër të austriakëve

Prishtinë, 20 nëntor - Natali Velija ka implikuar kompaninë shtetërore austriake OeSD në skandalin e pasaportave.

Shtetasja gjermane ka thënë se nuk ka bërë asgjë më shumë se zbatimin e urdhrave të austriakëve për dhënien e parave ryshfet për zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Urdhrin ka deklaruar se e ka me shkrim duke shprehur gatishmërinë që të gjitha dëshmitë, përfshirë transaksionet i ka të mbuluara me dokumente.

“Një pjesë të shumës (1.4 milionë euro v.j.) së këtyre të hollave ia kam dhënë disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme me urdhër të shtypshkronjës austriake e cila ka bërë shtypjen e pasaportave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Velija para gjyqtarit të procedurës paraprake, javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Ajo ka refuzuar të tregonte se kujt ia ka dhënë ato me arsyetimin se mund t’i rrezikohet jeta.

Në dëshminë që ka dhënë para gjyqtarit dhe prokurorit, kopje të të cilave ka siguruar “Koha Ditore”, Velija ka thënë se në llogarinë e saj, Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar 3.822.366,43 euro.

Ajo ka thënë se me një pjesë të tyre ka paguar doganën dhe TVSH-në. Tenderi i përgjithshëm është 14 milionë euro. Rreth 10 për qind të tenderit besohet se është dhënë për ryshfet në këmbim të kontratës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)