02 Maj 2024

Natali Velija ka tërhequr mbi një milion euro nga banka

Prishtinë, 22 nëntor - Natali Velija ka tërhequr mbi një milion euro nga llogaria e saj bankare. Këtë e ka dëshmuar pasqyra e llogarisë 1701001012075322 në bankën “NLB Prishtina”, e cila është marrë me vendim të Gjykatës.

Ku i ka çuar ato pare nuk dihet deri tash. Vetëm një pjesë të shumës prej 1.4 milionë eurosh ajo e ka derdhur në llogarinë e kompanisë “Fimex”, në të cilën është pronare bashkë me Fisnik Blakajn.

Pretendimet e saj mund të jenë të qëndrueshme nëse paratë ua ka dhënë në dorë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por është përjashtuar pretendimi se ka kryer transaksione bankare.

Nderkaq shtypshkronja shtetërore austriake (OeSD) mohon akuzat e Natalia Velijajt, të arrestuar për përvetësimin e parave dhe ryshfetin për nëpunësit civilë në Kosovë. ”Akuzat janë e zonjës V. Janë absurde. Me muaj jemi përpjekur të marrim 1.4 milion eurot, ndërsa ministri i Brendshëm gjithmonë ka bërë thirrje të presim”, ka thënë për “Standard” të Vjenës, shefi i OeSD-së, Reinhart Gausterer.
 
OeSD ka kërkuar ndihmë nga Ambasada austriake në Kosovë, e cila institucionin austriak e ka informuar se paratë e kërkuara i janë paguar Natali Velijajt.

”OeSD u bë dëshmitar i mashtrimit. Prandaj, ne ia dorëzuam pikëpamjen tonë MPB-së së Kosovës dhe EULEX-it”, shton ai.

E pandehura N.V. ka thënë gjatë seancave dëgjimore se “nga austriakët kishte urdhër që të korruptojë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

OeSD para një viti ka fituar tenderin për të punuar pasaportat e Kosovës. Në vend të OeSD-së, MPB ia barti 1.4 milion euro Velijajt të cilat kjo e fundit thotë se i ka përdorur “për korruptim”.

Gauterer pohon se me këtë deklaratë ajo synon ta mbrojë veten dhe se OeSD tashti gjendet në situatë absurde meqë vet i ka iniciuar hetimet.

Është çështje e hapur se pse MPB atë shumë të lartë të parave ia pagoi firmës së Velijajt e jo OeSD-së. Sipas kompanisë austriake, ajo nuk ishte e autorizuar të pranonte para nga kjo kompani, por se ishte e autorizuar vetëm për aktivitetet e përkthimit dhe formalitetet doganore.

”Standard” tregon se Natalia nuk është e panjohur për autoritetet austriake, meqë më 7 qershor të vitit të kaluar, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) ka bërë kallëzim në Kosovë kundër saj për shkak të dyshimit për veprën penale të mashtrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)