15 Maj 2024

Naser Kelmendi në paraburgim deri më 7 janar 2014

Prishtinë, 7 tetor - Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë e aprovoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për t’ia vazhduar paraburgimin Naser Kelmendit deri më datën 7 janar 2014.

Kelmendi është arrestuar në maj të vitit 2013 në bazë të një urdhri të lëshuar prej një prokurori të EULEX-it nga PSRK-ja, i cili i filloi hetimet lidhur me këtë rast.

I pandehuri është duke u hetuar për veprat e krimit të organizuar, vrasjes dhe trafikimit të drogës. Këto janë të njëjtat vepra për të cilat ai është hetuar prej autoriteteve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Prokuroria si dhe i pandehuri kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)