29 Mars 2024

Mustafa: Misioni i KFOR-it, misioni ndërkombëtar me i suksesshëm

Prishtinë, 18 nëntor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa ka pritur në një takim komandantin e KFOR-in, gjeneralin Erhard Byhler me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në kryeqytetin e Kosovës.

Me kete rast kryetari Mustafa tha se trupa ushtarake e KFOR-it e vendosur në Prishtinë është duke e kryer punën e saj si është me se miri. Kryetari Mustafa tha se disponimi i gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi është shumë pozitive karshi veprimeve që KFOR-i po bënë në Prishtinë, përkatësisht Kosovë.

“Është  vlerësim i të gjithë neve se misioni i KFOR-it në Kosovë është njeri nder misionet më të suksesshme të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Nuk po i referohem këtu vetëm suksesit në fushën e sigurisë por suksesit që ka arritur KFOR-i në komunikimin me komunitetin që jeton këtu”, tha kryetari Mustafa.

Nga ana e tij komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler pasi shprehu përkrahjen e plotë për kryetarin Mustafa tha se Prishtina është duke u ndërtuar dhe një prej gjerave që e përcaktojnë këtë gjë janë ndërtimet që janë bërë në Bulevardin Bill Klinton dhe në katedralen e qytetit.

Gjatë këtij takimi kryetari Mustafa dhe gjenerali Byhler diskutuan edhe për mundësinë e zvogëlimit të trupave të KFOR-it në Kosovë si dhe për format dhe mënyrat se si FSK-ja të forcohet dhe zhvillohet sipas standardeve të NATO-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)