19 Prill 2024

Mustafa: Kontaktet komunë-polici të jenë të domosdoshme

Prishtinë, 26 prill - Bashkëveprimi i aktiviteteve ndërinstitucionale në mes të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës në vendosjen e rendit dhe rregullit publik në qytetet në fushat siç janë rregullimi i trafikut, lirimi e hapësirave publike si dhe asistenca e mëtejmë e policisë për inspektorët e komunës, kanë qenë disa nga temat që janë shqyrtuar në takimin që kryetari i Prishtinës prof.dr. Isa Mustafa ka pasur më drejtorin e drejtorisë rajonale të PK-së, Emin Beqiri.

Kryetari Mustafa gjatë takimit tha se komuna ka pasur një bashkëpunim të mirë më Policinë e Kosovës dhe një bashkëpunim të tillë jemi shumë të interesuar që ta vazhdojmë edhe me tutje.

“Kontaktet komunë-polici duhet të jenë kontakte të domosdoshme. Ne këtu kemi interesa të përbashkëta dhe jemi të interesuar që të gjitha punët që kanë të bëjnë më qytetin t’i kryejmë bashkërisht”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa tha është i kënaqur me reagimin e policisë së Kosovës gjatë punëve të komunës në rrënimin e objekteve pa leje në qytet.

“Këto çështje, janë çështje që po i shqetësojnë qytetarët. Rrënimi i objekteve pa leje është një çështje mjaft e rëndësishme të cilën kemi arritur që ta rregullojmë dhe në këtë drejtim një meritë e madhe i shkon edhe Policisë së Kosovës”, tha kryetari Mustafa.

Në takimin në mes të kryetarit Mustafa dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Shërbimeve Publike, z. Agim Gashi dhe ai i drejtorisë së Inspeksionit, z. Qazim Qunaku, është diskutuar edhe çështja e transportit të kamionëve në rrugët e qytetit, sidomos çështja e kamionëve që dalin nga vend-punishtet në qytet pa i pastruar gomat e tyre. Gjithashtu është diskutuar edhe për masat që do të ndërmerren ndaj shofereve kamionëve të betonit, të cilët gjatë qarkullimit nëpër qytet nga stermbushja me beton shkaktojnë probleme në rrugët e qytetit.

Në takim u dakordua që të merren masa me të ashpra ndaj shoferëve që automjetet e tyre i parkojnë në trotuar dhe në vendet ku është e ndaluar parkingu.

Drejtori i drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, z. Emin Beqiri garantoj kryetarin Mustafa se për cdo iniciative që ndërmerr komuna, policia e Kosovës do të jetë mbështetëse e komunës.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve të stërngarkuar me beton nëpër rrugët e qytetit, z, Beqiri tha se kjo është çështje e policisë dhe se policia do të bëjë çdo gjë që është e mundur, brenda kapaciteteve të veta që ta rregulloj këtë çështje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)