06 Maj 2024

MUP-i serb do të transformohet në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt - Do të ndërrojnë uniformën dhe hierarkinë komanduese policët e Serbisë që prej vitesh ilegalisht kanë ushtruar aktivitetin në veriun e Kosovës të banuar me serbë. Ata do të bëhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në veriun e Kosovës veprojnë ilegalisht rreth 500 pjesëtarë të MUP-it, të cilët janë të armatosur dhe të pranuar në mënyrë zyrtare në Kralevë të Serbisë.

Burime të besueshme, të përfshira në procesin e dialogut politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, kanë treguar të shtunën se tashmë ka një pajtueshmëri ndërmjet palëve që një pjesë e strukturave ilegale të sigurisë të transformohen në organet e rendit.

\"ë tillë procesi, në baza vullnetare, do t’i nënshtrohen vetëm ata pjesëtarë të përfshirë në të tilla struktura, e që janë banorë të Kosovës. Nuk do të vlejë kjo edhe për qytetarët e Serbisë, por edhe për kosovarët përgjegjës për ndonjë krim, shkruan Koha Ditore.

“Në veri ndodhet një strukturë sigurie mirë e organizuar dhe kontrollohet në mënyrë hierarkike nga Beogradi. Serbia ka pranuar të heqë dorë nga ky organizim dhe ne presim që në takimin e radhës (të dialogut Kosovë-Serbi v.j.) të gjendet zgjidhja për akomodimin e pjesëtarëve të tyre në zinxhirin komandues të organeve respektive të sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ky burim për gazetën.

“Janë dy struktura me shtrirje të gjerë në veri, të cilat mund të transformohen – ajo e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) dhe Mbrojtja Civile, që është formacion i Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)