15 Maj 2024

Mujës i refuzohet kërkesa për shtyrjen e procesit të gjykimit

Prishtinë, 10 tetor - Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në seancën e sotme gjyqësore i kërkoi trupit gjykues që procesi ndaj tij të shtyhet pas datës 3 nëntor, kur edhe përfundojnë zgjedhjet lokale.

Kërkesa u refuzua nga kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikulla me arsyetimin se ai nuk e sheh të arsyeshme ta bëj një gjë të tillë sepse sipas tij, Muja ende është i pafajshëm.

“I nderuari gjyqtar! Po ju njoftoj se unë jam kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjykimi që po mbahet ma pamundëson të jem i barabartë me kundërkandidatët e tjerë, prandaj kërkoj që të shtyhet deri pas 3 nëntorit”, ka theksuar Muja.

Por, qjyqtari Vladimir Mikula nuk ka aprovuar kërkesën e Mujës. Ai tha se është i interesuar që seancat gjyqësore të vazhdojnë sipas parashikimeve dhe mundësisë së gjykatës. “Të kuptoj në aspektin njerëzor, por ne do t;ju trajtojmë si cdo person tjetër”, tha Mikula, raporton Prizrenpress.

Pavarësisht ndikimit që mund të ketë në garën zgjedhore, ai theksoi se për trupi gjykues, Muja ende është i pafajshëm. “ E kuptoj se në luftën politike seancat gjuqësore mund të ndikojnë dhe krijijnë përparësi kundërkandidatëve , por sa i përket trupit gjykues ju ende jeni i pafajshëm”, ka deklaruar Mikula.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ka qenë dëshmitari i parë kundër Mujës dhe drejtorëve të tij. Ai në këtë seancë akuzoi kryetarin Muja për ndalimin e gjeodetëve në rastet gjyqësore të Gjykatës.

“Kryetari Muja ka marrë një konkluzion në të cilën nuk ka lejuar që gjeodetët të marrin pjesë në Gjykatë. Unë pasi që jam informuar kam mbajtur një mbledhje me gjyqtaritë dhe kemi kërkuar nga kryetari që të tërhiqet nga ky vendim sepse është i kundërligjshëm. Jam takuar më një mik të Mujës dhe në mënyrë shoqërore i kam thënë që t’i tregojë Mujës që të shfuqizojë atë vendim të kundërligjshme. Muja pastaj më ka marrë në telefon dhe më ka thënë pse me ke dërguar ndërmjetësues”, ka theksuar Hoxha.

Ai tha se për këtë çështje është takuar edhe me nënkryetarin e Komunës, Ruzhdi Rexhaj. “Rexhaj nuk ishte i informuar për këtë vendim. Ai më premtoi se do të flas me kryetarin po sa të kthehet nga SHBA”.

Dëshmitari Hoxha tregoi se për këtë çështje është takuar edhe me me Mujën.” Arsye e vetme që ma ka dhënë Muja ka qenë se dëshiron t’ia shkurtojë rrënjët krimit që po i bëjnë gjeodetët me disa gjyqtarë pronës së Komunës”, tha Hoxha. Sipas tij, mungesa e gjedodetëve i ka shkaktuar probleme Gjykatës në Prizren. “Shumë lëndë kanë mbetur pa u kryer”, ka theksuar Hoxha.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)