27 Prill 2024

MPMS me GIZ-in kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 4 tetor - Një partneritet në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizatës Ndërkombëtare Gjermane GIZ, organizatë kjo e cila i përkrahë institucionet dhe organizatat qeveritare në promovimin dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe social dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të mundur sot nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit dhe implementimit të projektit rajonal “Trafikimi i qenieve njerëzore dhe mbrojtja shoqërore”.

Nënshkrimi  i këtij memorandumi ka një rëndësi të veçantë në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë si dhe ri-integrimin afatgjatë të viktimave të trafikimit, qofshin të mitur apo të rritur.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, rëndësi të veçantë ka edhe fuqizimi i bashkëpunimit me ato vende ku do të shtrihet ky projekt duke bërë të mundur kështu shkëmbimin e praktikave pozitive në mbrojtjen dhe ri-integrimin e kësaj kategorie. 

Një implementim të tillë të këtij programi, GIZ ka paraparë në katër shtete: Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Bosnje me një kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq i falënderoi të pranishmit për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë në gjetjen e mundësive konkrete për këto projekte dhe potencoi faktin se bashkëpunimi në mes MPMS-së dhe GIZ do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe do të sjellë mbështetjen dhe përkrahjen në ato fusha ku mendohet se sjellin një zhvillim më të qëndrueshëm social.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)