18 Maj 2024

MPB reagon lidhur me aktakuzën e EULEX-it ndaj 11 policëve

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme është informuar përmes mjeteve të informimit për ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorit  të EULEX-it, ndaj 11 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesë e Njësisë Speciale Operative.

Pa dashur të interferohet në punën dhe pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se përgjegjësia në rastin në fjalë është individuale në rast së ka fakte, por assesi përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet tërë grupit që ka qenë në detyrë.

Pa vënë në pikëpyetje ekspertizën dhe profesionalizmin e hetuesve të EULEX-it, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se mosbesimi i treguar ndaj Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe marrja e rastit nga EULEX-i, pa përfillur IPK-në si institucion i mandatuar për të hetuar të gjitha rastet ku dyshohet se pjesëtarët e PK-së janë të përfshirë në vepra penale, ka zbehur kredibilitetin e gjithë-përfshirjes institucionale të të gjithë mekanizmave të thirrur për hetimin e rasteve në situata të tilla si kjo e fundit.

Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)