04 Maj 2024

MPB nis aktivitetet në kuadër të muajit Anti-Trafikim

Prishtinë, 20 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht filloi Muajin Anti-Trafik në Kosovë, me moton “Vepro tani”.  

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashic, njëherësh Koordinator Nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore, në hapje të konferencës, tha se këtë muaj e kemi shpallur, “muaji kundër trafikimit me qenie njerëzore” dhe në këtë kontekst kemi përfshirë shumë aktivitete të cilat do të realizohen nga të gjitha institucionet anëtare të grupit punues ndërministror dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe vendor.
 
Koordinator Nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore, Sasha Rashic theksoi se të gjitha këto aktivitete janë paraparë dhe janë miratuar me planin aksional dhe strategjinë për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore, të cilat do të zbatohen në periudhën 2011-2014 dhe që kanë katër qëllime kryesore: parandalimin, mbrojtjen e viktimave të trafikimit, ndjekja penale e kryesve të këtyre veprave penale dhe mbrojtja e fëmijëve.  

Mbrojtja e fëmijëve është qëllim i ri në strategjinë, sepse institucionet e Kosovës do t’i kushtojnë kujdes të veçantë mbrojtjes së fëmijëve.

“Fushata ka për qëllim të sensibilizoj opinionin për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Rezultatet mund të jenë në nivel të dëshirueshëm vetëm nëse e gjithë shoqëria merr pjesë në këtë proces. Kështu që shfrytëzoj rastin për të ftuar të gjithë qytetaret e Kosovës që të bashkohen me ne në këtë luftë,- tha zëvendësministri Rashic.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikë së Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, një ndër prioritetet kryesore ka sundimin e rendit dhe ligjit, që është parakusht jo vetëm për zhvillimin demokratik dhe ekonomik  të vendit, por edhe përmbushjen e aspiratës tonë për integrime evropiane.

Natyrisht, çështja e trafikimit me qenie njerëzore nuk është një prej temave më të lehta në shoqërinë tonë, por sipas statistikave që gjenden është një prej çështjeve më të ndërlikuara jo vetëm këtu, por edhe në botë.

Ministri i Drejtësisë, Kuçi tha se lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore nuk është e thjesht vetëm në dënimin e personave të cilët merren me trafikim, por edhe në marrjen konkrete të masave në rehabilitimin e viktimave të kësaj dukurie. Ndoshta kjo pjesa e dytë është më e rëndë, që i takon jo vetëm organeve të hetuese dhe drejtësisë, por edhe shoqërisë në tërësi.

“Beteja për drejtësi nuk është kurrë e pa shpresë, por asnjëherë nuk është fituar deri në fund, natyrisht që ne çdo mëngjes duhet të zgjohemi dhe të punojmë edhe më shumë dhe do ta kemi edhe një betejë të madhe me drejtësinë. Beteja në këtë vend duhet të jetë  parandalimin e veprimeve dhe identifikimin e personave që trafikojnë.”,theksoi Kuçi

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se lufta kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit me qenie njerëzore  në veçanti,  është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Fenomeni i krimit të organizuar ngërthen në vete një mori sfidash për shoqërinë kosovare në përgjithësi, si dhe për mekanizmat e shtetit në veçanti.

Në njërën anë krimi i organizuar është biznes fitimprurës për kriminelet, por në anët tjetër një ndër sfidat kryesore për shtetin tonë.

Ministri Rexhepi theksoi se rezultatet e arritura në luftimin e trafikimit  me qenie njerëzore janë inkurajuese.

Puna dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e kësaj forme të krimit të organizuar sipas tij është reflektuar në të gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare.

Në radhë të parë në raportin vjetor të departamentit Amerikan të Shtetit, vlen të theksohet se është inkurajues fakti i bastisjes dhe mbylljes nga ana e Policisë së Kosovës të më shumë se 800 lokaleve vitin e kaluar, të dyshuara si hapësira, ku ushtrohet prostitucion dhe trafikim.
 
Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi vuri në dukje, se trafikimi i qenieve njerëzore është krijimi i veprave penale është më makabre më të ndyta përafërsisht me Kodin  Penal, dhe për këtë arsye Prokuroria e Shtetit i jep rëndësi vendimtare ndjekjes së kryesve të këtyre veprave penale.

Prokuroria e Shtetit nëpërmes përfaqësuesve të vet në grupet punuese ka pasur rol vendimtarë për hartimin e strategjisë së Qeverisë, për obligimin në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Në kuadër të kësaj strategjie, Prokuroria e Shtetit ka detyra të caktuara dhe se me përkushtim do të plotësohen të gjitha obligimet e veta që dalin nga ky plan strategjik.
 
Po ashtu në këtë konferencë, kanë folur edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për operativë, Riza Shillova, zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, Etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)