18 Maj 2024

MPB liron nga taksat për pajisje me dokumente personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka nxjerrë vendimin për lirim të pagesës së taksës për pajisje me pasaportë, letërnjoftim dhe patentë-shofer, për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuara sipas ligjit në fuqi. 


Në këtë ceremoni, e cila u mbajt në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil, mori pjesë ministri Rexhepi dhe anëtarë të shoqatës së “Handikos”.

Me këtë rast, ministri Rexhepi tha ky se vendim është në kuadër të politikave qeveritare për lehtësimin e jetesës për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që kjo kategori të ndihmohet në mënyrë maksimale dhe të trajtohen  me ndjeshmëri. Kjo është një ndihmë modeste që t’ua lehtësojë këtyre personave kushtet e jetës, ku një numër i madh i tyre nuk kanë të ardhura ose janë të varur nga të tjetër”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa kryetari i shoqatës së personave më aftësi të kufizuara “Handikos”, Afrim Maliqi, tha se shpreson që një shembull i tillë të ndiqet edhe nga ministritë tjera.

“Kërkesat tona kanë qenë në vazhdimësi dhe besojmë se edhe ministritë e tjera do të marrin hapa të tilla që na lehtëson jetën tonë. Me heqjen e kësaj takse sigurisht se do të jetë më lehtë, për arsye se njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre do të ndikojë të ta në lehtësim të jetës”, tha Maliqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)