27 Prill 2024

MPB-ja merr në menaxhim kampin “Belvedere”

Mitrovicë, 27 shtator - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kanë nënshkruar të martën një memorandum mirëkuptimi për dhënien në shfrytëzim MPB-së kampin “Belvedere” në Frashër.

Ky kamp i ishte lënë për shfrytëzim komunës nga KFOR-i francez.

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, MPB do të jetë përgjegjës për menaxhimin e këtij kampi.

Përveç shfrytëzimit për nevojat e MPB-së, që poashtu do të jetë përgjegjës edhe për sigurimin e kampit, komuna ka mundësi të shfrytëzoj një pjesë të caktuar të kampit për strehimin e rasteve sociale.

Kryetari Kastrati dhe ministri Rexhepi e vlerësuan shumë të rëndësishme mundësinë për shfrytëzimin e këtij kampi, si për nevojat e MPB ashtu edhe për nevojat e komunës.

Sipas memorandumit të nënshkruar të gjitha shpenzimet për kampin “Belvedere” do t’i bartë MPB-ja. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)