04 Maj 2024

Motrat Bojkaj humbin jetën në aksident në SHBA

Teksas, 6 shkurt -  Liridona Bojkaj 14 vjeç dhe motra e saj Mërgimtarja 17 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident fatal në jug të autostradës State Hwy. 259, afër qytetit Kilgore.

Dy motrat nga Kosova, të cilat banonin me familjen e tyre në Teksas, ishin nxënëse në Kolegjin “Kilgore Independet School Distrct”.

Ndërkaq, tre pasagjerët e tjerë, në makinë, drejtuesja e automjetit (Honda – SUV prodhim i vitit 2001), Hava Shala 33 vjeç, i afërmi i saj Beni Shala 37 vjeç si dhe vëllai i dy motrave Murteza Bojkaj 19 vjeç, i kanë shpëtuar aksidentit. Ata janë dërguar në spitale për trajtim të mëtejshëm.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Jean Dark tha se, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe dhe makina është rrotulluar disa herë në mes të rrugës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)