03 Maj 2024

Mlladiqi pritet t”i dorëzohet Hagës

Beograd, 27 maj - Ratko Mlladiqi, pritet t\'i dorëzohet Tribunalit të Hagës, varësisht nga procedurat e Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë.
 
Seanca dëgjimore e Ratko Mlladiqit e ndërprerë mbrëmë, ka vazhduar edhe sot, tha zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekariq.

Zëvendësi i Prokurorit për krime të luftës Bruno Vekarić, ka thënë se sot në mesditë do të vazhdojë seanca dëgjimore e Ratko Mlladiqit ndërsa do të kenë edhe një takim me përfaqësues të grupit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për tu informuar për detajet e ekstradimit në Hagë.
 
Ai tha se Mladiq duhet të dërgohet në Hagë për shtatë ditë. Ndërsa ekstradimi i tij duhet të bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Sot në mëngjes familja e Mlladiqit e ka vizituar atë në ndërtesën e gjykatës speciale në Beograd ku ai po mbahet në paraburgim.

Mbrëmë është ndërprerë seanca dëgjimore, për siç është thënë për arsye shëndetësore të Mlladiqit.

Ndërkohë në Beograd e Novi Sad ka pasur protesta kundër arrestimit të Mlladiqit, duke e cilësuar këtë akt si tradhti kombëtare. Policia ka arrestuar mbi 50 persona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)